Tri raste të kalimit të paautorizuar kufitar brenda 24 orëve
Tri raste të kalimit të paautorizuar kufitar janë raportuar gjatë 24 orëve. Dy nga këto raste u raportuan në Han të Elezit, ku policia ka ndaluar të dyshuarit kurse një rast tjetër u raportua në fshatin Bube të Zubin Potokut. Në këtë rast policia njoftoi se është shoqëruar në stacion policor i dyshuari, pasi që…
Lajme
Tri raste të kalimit të paautorizuar kufitar janë raportuar gjatë 24 orëve.
Dy nga këto raste u raportuan në Han të Elezit, ku policia ka ndaluar të dyshuarit kurse një rast tjetër u raportua në fshatin Bube të Zubin Potokut.
Në këtë rast policia njoftoi se është shoqëruar në stacion policor i dyshuari, pasi që me veturë dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, transmeton lajmi.net.
KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT
- Hani i Elezit/ 02.04.2026 – 13:25. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin R. Maqedoni Veri për në R. Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt.
- Hani i Elezit / 02.04.2026 – 13:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin R. Maqedoni Veri për në R. Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt.
KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT
Fsh. Bube, Zubin Potok / 02.04.2026 – 20:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur edhe mallra të ndryshme pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit, vetura me mallra është dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/