Tri raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit – Policia jep detaje

Policia e Kosovës, me anë të raportit 24-orësh të saj, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë raportuar tri raste të dhunës në familje në Kosovë. Nga policia bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë. Po ashtu, në raport theksohet edhe se për shkak të këtyre rasteve në polici janë…

Lajme

07/06/2025 10:40

Policia e Kosovës, me anë të raportit 24-orësh të saj, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë raportuar tri raste të dhunës në familje në Kosovë.

Nga policia bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

Po ashtu, në raport theksohet edhe se për shkak të këtyre rasteve në polici janë shoqëruar disa persona, mes tyre, tre burra dhe një grua.

Raporti i PK-së:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 06.06.2025 – 14:26. Janë shoqëruar në stacionin policor të dyshuarit burrë e grua, pasi që ishin përfshirë në veprën e lartcekur. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 05.06.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 04.06.2025 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kanosur bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar edhe nga shtëpia. Gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një automatike AK-47 dhe 597 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.