Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Klinë dhe Rahovec. Rastet e raportuara: Podujevë / 05.07.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak te dyshimit se kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femer kosovare. Palët janë shoqeruar në stacion…
Lajme
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Klinë dhe Rahovec.
Rastet e raportuara:
Podujevë / 05.07.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak te dyshimit se kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femer kosovare. Palët janë shoqeruar në stacion dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Klinë / 05.07.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rahovec / 05.07.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kryer vepren e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/