Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Një rast ishte në Hajvali, një tjetër në Prishtinë dhe një në Gjakovë. Në dy rastet e para viktimat ishin femra, kurse në rastin e tretë thuhet se përleshja ndodhi në mes një mashkulli dhe një femre. Njoftimi i plotë: DHUNË NË…

Lajme
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Një rast ishte në Hajvali, një tjetër në Prishtinë dhe një në Gjakovë.
Në dy rastet e para viktimat ishin femra, kurse në rastin e tretë thuhet se përleshja ndodhi në mes një mashkulli dhe një femre.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
- Hajvali 13.03.2025-14:00.Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Prishtinë 13.03.2025-16:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 13.03.2025-03:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi që ishin përleshur në mes vete. Njëri ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/