Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit thuhet në njoftimin e Policisë Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”. Në Pejë të premten është…
Lajme
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit thuhet në njoftimin e Policisë
Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”.
Në Pejë të premten është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ndërkaq në Leposaviq është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij.
‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.’’/Lajmi.net/