Tri raste të dhunës ndaj grave në vend

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, kanë bërë të ditur për tri raste të dhunës ndaj grave në vend. Dy raste janë të shënuara në Fushë Kosovë, ndërsa një rast tjetër është shënuar në Drenas. “ Fushë Kosovë  20.04.2024 – NN. Më 22.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti…

Lajme

23/04/2024 09:09

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, kanë bërë të ditur për tri raste të dhunës ndaj grave në vend.

Dy raste janë të shënuara në Fushë Kosovë, ndërsa një rast tjetër është shënuar në Drenas.

Fushë Kosovë  20.04.2024 – NN. Më 22.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

“Fushë Kosovë 22.04.2024. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se ndihet e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

“Gllogoc22.04.2024 – 11:30. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” /Lajmi.net/