Tri raste të armëmbajtjeve pa leje raportohen në Prishtinë

Tri raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar së fundi në rajonin e Prishtinës. Një rast u raportua në Prishtinë, ku rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Një rast tjetër në Gllogoc, meqë rast i dyshuari është liruar. Po ashtu një rast u raportua sërish në kryeqytet, por se i dyshuari u dërgua në mbajtje.…

Lajme

16/10/2024 10:07

Tri raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar së fundi në rajonin e Prishtinës.

Një rast u raportua në Prishtinë, ku rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Një rast tjetër në Gllogoc, meqë rast i dyshuari është liruar.

Po ashtu një rast u raportua sërish në kryeqytet, por se i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Prishtinë  15.10.2024 – 15:35.Pasi i dyshuari mashkull kosovar posedonte me vete një brisk, është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
  • Gllogoc  15.10.2024 – 15:07. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar (i mitur), pasi tek i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një mjet i mbrehtë (thikë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë 15.10.2024 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.