Tri palë zgjedhje për më pak se një vit e gjysmë, për qytetarët e lodhshme: Të mbushemi mend
Zgjedhjet e sotme janë të tretat brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë të parakohshme më 28 dhjetor. Të parat dështuan të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51% të votave – shumicën më të madhe në…
Lajme
Zgjedhjet e sotme janë të tretat brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë të parakohshme më 28 dhjetor.
Të parat dështuan të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i dhanë Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51% të votave – shumicën më të madhe në Kosovën shtet – nuk sollën marrëveshje për presidentin.
Zgjedhjet e shpeshta për qytetarët duket të jenë të lodhshme.
Qytetarja Nexhmije Limani pret që prioritet të jetë shteti i Kosovës.
Lexo po ashtu37 vjet nga vraja e Ali Ajetit”Po pres që të mbushemi mend një herë e t’i formojmë organet tona, të formojmë qeverinë e mos të përsëriten zgjedhje pas zgjedhjeje, por të kemi prioritet shtetin e Kosovës se boll kemi vuajtur edhe të ecim përpara. Kështu që na priftë e mbara!”, tha Limani.
Ndërsa, Igballe Berisha kërkon ndryshim dhe stabilitet, sepse, sipas saj, nuk është e shëndetshme të shkojmë shpesh në zgjedhje.
“Duhet me pasë ndryshim, stabilitet se përndryshe nuk është e shëndetshme me dal çdo 3 muaj në zgjedhje. Presim shumë, ishallah bëhet një nivelizim i partive, zgjedhen institucionet se përndryshe, kështu, katastrofë”, tha Berisha.
Sanie Dobra thotë se shteti duhet të fokusohet në dy fusha: në arsim dhe shëndetësi.
“Së pari arsimi, shëndetësi sepse një shtet nëse nuk është i arsimuar dhe i shëndoshë, ai s’di ku shkon”, tha Dobra.
Lexo po ashtu27 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të GjakovësSelmane Bahtiri kishte një kërkesë drejtuar aktorëve politikë: të komunikojnë.
“Mos të komplikohen situatat qysh po dinë t’i komplikojnë. Të kenë komunikim mes vete. Kjo do të ishte më e thjeshtë, më e pranueshme për njëri-tjetrin”, tha Bahtiri.
Për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit, Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi kërkesën e KQZ-së për ndarjen e rreth 10.9 milionë eurove.
Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme , sipas listës së votuesve të miratuar nga KQZ-ja, kanë rreth dy milionë qytetarë, përfshirë mërgatën. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit votuan rreth 900 mijë prej tyre, ose rreth 45 për qind e elektoratit