“Tri krisma në Londër” – Benzema “vret” Chelsean me hattrick

Real Madrid ka shënuar fitore në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League.

Sport

06/04/2022 22:53

Ishte francezi Karim Benzema që dhuroi spektakël me tri gola ndaj bluve.

Fillimisht realizoi me kokë, pas një harkimi të Vinicius.

Nuk vonoi shumë dhe po i njëjti lojtar, sërish me kokë, dërgoi topin pas shpatullave të Mendy për 2-0, shkruan lajmi.net

E tëra çka mund të bëjë Chelsea ishte goli i nderit, i realizuar nga Mason Mount për 1-2 pak para pushimit në mes të pjesëve.

Kështu u mbyll pjesa e parë e cila do t’ia linte hapësirën të dytës që do të fillonte menjëherë me “zjarr”.

Një degazhim i topit pa adresë nga mbrojtja madriliene do të mbërrinte te Mendy i cili ia “falë” topin Benzemas për 1-3, që njëkohësisht ishte rezultati përfundimtar. /Lajmi.net/