Tri banesa, dy shtëpi, tokë e mijëra euro në konto – Pasuria e ministrit të ri të Infrastrukturës

Arban Abrashi do të jetë ministër i ri i Infrastrukturës në qeverinë Hoti.

Lajme

03/06/2020 16:47

Abrashi sa ishte deputet në mandatin e kaluar kishte deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion, shkruan lajmi.net.

E në bazë të asaj që shihet, Abrashi ka një pasuri të konsiderueshme në pronësi të përbashkët.

Si pasuri të paluajtshme në AKK ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 270 mijë euro, një banesë në vlerë 40 mijë euro, një banesë tjetër në vlerë prej 130 mijë euro, një truall në vlerë prej 70 mijë euro, një truall tjetër në vlerë prej 200 mijë euro, pronë të përbashkët 150 mijë euro,  dhe banesë tjetër në vlerë prej 250 euro.

Abrashi në AKK ka deklaruar si pasuri të luajtshme një veturë në vlerë prej 4 mijë e 500 euro.

Në bankë, Abrashi ka deklaruar se ka hiç më pak se mbi 41 mijë euro të tijat, 18 mijë euro të prindit dhe 16 mijë euro të bashkëshortes.

Në emër të tij, Abrashi ka deklaruar edhe dy kredi të papaguara.

Deklarimi i plotë: Kliko këtu. /Lajmi.net/