Tri alternativat e Barcelonës nëse dështon rikthimi i Neymarit

Barcelona në afatin e ardhshëm veror pritet të bëjë disa transferime në sulm për të rindërtuar skuadrën.

Sport

21/04/2021 14:05

Në njërën anë është duke u testuar rikthimi i Neymarit, por në rast që nuk realizohet janë edhe disa alternativa, përcjellë lajmi.net.

Erling Haaland, Sergio Aguero dhe Lautaro Martinez shihen si favoritët për t’u transferuar në “Camp Nou” nëse dështon kalimi i brazilianit.

1.Erling Haaland

Norvegjezi është një ndër me të preferuarit e Joan Laportas, por çmimi mbetet i lartë, ngase operimi nuk do realizohet nën 180 milionë euro, edhe pse kërkohet edhe nga Real Madrid, Juventus, Liverpool, City, United dhe PSG që e bën edhe me të vështirë arritjen.

2.Lautaro Martinez  

Argjentinasi edicionin e kaluar ishte dëshira e madhe e Barcelonës, por Inter nuk pranoi të negocionte për çmim duke kërkuar që t’i paguhet klauzola e lirimit me vlerë 111 milionë euro.

Shkaku i gjendjes financiare blaugranasit nuk arritën ta transferojnë, ndërsa tani është duke i shikuar sërish opsion për Barcelonën.

3.Kun Aguero     

Aguero nuk do të rinovojë me Manchester Cityn dhe thuhet se Barcelona i ka ofruar kontratë dyvjeçare.

Argjentinasi është mik i mirë i Lionel Messit dhe është i hapur për kalimin nëse kapiteni i katalunasve rinovon kontratën, por ish ylli i Atleticos kërkohet edhe nga Juventus./Lajmi.net/