Tri aksidente brenda pesë ditëve në Mitrovicë të Veriut – Policia apelon për siguri në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre aksidente trafiku që kanë ndodhur brenda këtyre pesë ditëve në zonën e Mitrovicës së Veriut, duke shtuar alarmin për sigurinë në komunikacion. Në një njoftim të publikuar në Facebook, Policia thekson se këto raste tregojnë një rritje të numrit të aksidenteve rrugore, duke sjellë nevojën për masa të…

Lajme

05/01/2026 17:11

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre aksidente trafiku që kanë ndodhur brenda këtyre pesë ditëve në zonën e Mitrovicës së Veriut, duke shtuar alarmin për sigurinë në komunikacion.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Policia thekson se këto raste tregojnë një rritje të numrit të aksidenteve rrugore, duke sjellë nevojën për masa të shtuara për parandalim dhe ndërgjegjësim për drejtuesit e automjeteve.

Policia Rajonale e Mitrovicës së Veriut ka rritur prezencën patrulluese në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale me qëllim reduktimin e aksidenteve dhe përmirësimin e sigurisë së trafikut, shkruan lajmi.net.

Në njoftim policor theksohet se shoferët duhet të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe të janë të pajisur mirë për kushtet dimërore të trafikut:

  • Të kenë goma dimërore të vendosura në automjete,

  • Të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës,

  • Të mbajnë distancë të duhur ndërmjet automjeteve,

  • Të përdorin rripin e sigurisë,

  • Të respektojnë rregullat e trafikut në përgjithësi.

Policia gjithashtu apelon që gjatë festave askush të mos drejtojë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera, pasi kjo paraqet një rrezik serioz për jetën e shoferit dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Policia e Kosovës rikujton se sigurimi i mjetit me pajisje dimërore është i detyrueshëm, dhe se përdorimi i goma dimërore ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të aksidenteve në kushtet e motit të ftohtë dhe rrugëve me akull apo baltë. /Lajmi.net/