Trepça suspendon për 3 muaj një punëtor, thonë se mungoi pa arsye në punë

Ndërmarrja Trepça Sh.A ka suspenduar nga puna edhe një punëtor. I suspenduari me inicialet N.P. sipas ndërmarrjes ka bërë shkelje të rënda të detyrave të punës, shkruan lajmi.net. “Me datën 01.10.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. N.P. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti…

Lajme

10/10/2024 15:03

Ndërmarrja Trepça Sh.A ka suspenduar nga puna edhe një punëtor.

I suspenduari me inicialet N.P. sipas ndërmarrjes ka bërë shkelje të rënda të detyrave të punës, shkruan lajmi.net.

“Me datën 01.10.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. N.P. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar ✅se i njëjti ka kryer shkelje 🚷të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores 📑nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti ka munguar pa arsye në punë. Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:6187 të dt. 10.10.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore suspendim i përkohshëm në kohëzgjatje prej tre muajve”, ka shkruar Trepça në njoftim. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: