“Trepça” sfidë për vitin e ardhshëm, 11 milionë euro borxh KPMM-së
Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale, ka mbajtur konferencën e fundvitit me ç’rast është thënë që ende ka nevojë për punë në këtë sferë, dhe njëra ndër sfidat kryesore mbetet gjiganti metalurgjik “Trepça”.
Lajme
Investimet në Trepçë do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik pas katër vjetësh, ndërsa tani kjo ndërmarrje i ka 11 milionë euro borxh KPMM-së.
Si pasojë e këtij borxhi licenca do të duhej t’i ndërpritej megjithatë qeveria ka vendosur që t’ia vazhdoje për shkak të numrit të punëtoreve.
Gjithashtu është bërë e ditur që janë 11 zona të shpallura si zona me interes të veçantë, që nuk janë licencuar për të cilat ka interesim për investime të mëdha ndërkombëtare.
“Mineralet energjetike kanë një bazë ligjore por jo të mjaftueshme. Lëshimi i licencave për mineralet energjetike është përballur me telashe të shpronësimit, gjë që ka shkaktuar edhe humbje të inkasimit” ka bërë të ditur Musa Shabani.
Shabani gjithashtu ka kërkuar nga qeveria që të ketë prioritet valorizimin e mineraleve, njofton Klan Kosova.