Trepça – Peja, kryendeshja e fundjavës në elitën e basketbollit kosovar

Gjatë të shtunës dhe të dielën do të zhvillohet java e 10-të e Superligës në basketboll. Vëmendja kryesore do të jetë në palestrën “Minatori” aty ku Trepça e luan derbin ndaj Pejës. Përballë njëra tjetrës do të jenë ekipi i parë dhe i dytë i tabelës. Momentalisht, pejanët janë në avantazh, gjenden të parët me…

Sport

24/11/2023 11:25

Gjatë të shtunës dhe të dielën do të zhvillohet java e 10-të e Superligës në basketboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në palestrën “Minatori” aty ku Trepça e luan derbin ndaj Pejës.

Përballë njëra tjetrës do të jenë ekipi i parë dhe i dytë i tabelës.

Momentalisht, pejanët janë në avantazh, gjenden të parët me shtatë fitore fitore e një humbje.

Në anën tjetër, Trepça ka gjashtë fitore e dy humbje.

Pejanët e kanë fituar sfidën e parë mes tyre këtë edicion me rezultatin e thellë 92:80.

Vëmendja do të jetë edhe në Suharekë, Golden Eagle Ylli e pret skuadrën e Sigal Prishtinës.

Pas një serie të mirë rezultatesh, Ylli është ngritur në pozitën e tretë në tabelë, ka pesë fitore e katër humbje, derisa Prishtina ka rënë në vendin e pestë me pesë fitore e tri humbje, një ndeshje më pak të luajtur.

Përballja e parë mes tyre i kishte takuar Prishtinës me rezultatin 99:74.

Pasi mposhti Bashkimin, Pejën e Sigal Prishtinën, Vëllaznimi synon që të njëjtën gjë ta bëjë edhe ndaj Prizrenit në udhëtim.

Gjakovarët janë në super formë, e cila ia ka mundësuar që të ngjitet në vendin e katërt, me pesë fitore e katër humbje.

Në krahun tjetër, prizrenasit janë në formë të dobët, e shohin veten të parafundit me vetëm dy fitore e gjashtë humbje.

Pas pesë humbjeve rresht, Bashkimi kërkon këndelljen në duel kundër Istogut.

Portokallinjtë janë në formë të tmerrshme, me gjashtë humbje në total e tri fitore. Formë më të dobët ka vetëm Istogu, që ka gjashtë humbje rresht, e tetë në total, karshi vetëm një fitoreje, atë ndaj Bashkimit./Lajmi.net/