“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor, liston dëmet që ia solli ndërmarrjes

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht edhe një punëtor nga puna. Sipas njoftimit të ndërmarrjes, punëtori me inicialet G.M është larguar përkohësisht nga puna me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv. Ata kanë listuar dëmet që i ka shkaktuar ndërmarrjes, shkruan lajmi.net. Njoftimi i plotë pa ndërhyrje: Me datën 28.02.2025, z. G.M. është larguar përkohësisht nga puna me…

Lajme

01/03/2025 11:31

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht edhe një punëtor nga puna.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, punëtori me inicialet G.M është larguar përkohësisht nga puna me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv.

Ata kanë listuar dëmet që i ka shkaktuar ndërmarrjes, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Me datën 28.02.2025, z. G.M. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv, në përputhje me nenin 73 (par.1, nënparagrafi 1.3), nenin 74 dhe 75 të Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës Nr. 03/L–212, si dhe nenin 19 (paragrafi 1.3) të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
🔹 Pasojat për ndërmarrjen
⚠ Dëmtimi i cilësisë së prodhimit – Keqmenaxhimi i procesit të flotacionit ka ndikuar negativisht në cilësinë e koncentratit të plumbit, duke e sjellë atë nën standardet e kontraktuara.
⚠ Rritja e kostove operative – Përdorimi i pakontrolluar i sodës industriale ka shkaktuar tejkalim të normave të lejuara dhe rritje të shpenzimeve të prodhimit.
⚠ Humbje financiare – Mosrespektimi i kritereve të cilësisë ka rritur rrezikun e refuzimit të produktit nga blerësi, duke ndikuar drejtpërdrejt në të ardhurat e ndërmarrjes. Përkundër kësaj, Trepça Sh.A. ka qenë e detyruar të paguajë penallti për këtë porosi.
⚠ Keqmenaxhimi i resurseve – Mungesa e mbikëqyrjes efektive ka çuar në shfrytëzim joefikas të pajisjeve dhe materialeve, duke ndikuar në uljen e produktivitetit.
⚠ Dëmtimi i besueshmërisë në treg – Mosrespektimi i kontratave dhe rënia e cilësisë kanë krijuar pasiguri tek blerësit, duke vështirësuar ruajtjen e kontratave të nënshkruara.
⚠ Rrezik për stabilitetin operacional – Probleme të vazhdueshme në menaxhimin e burimeve kanë ndikuar negativisht në ecurinë afatgjatë të prodhimit dhe funksionimin e përgjithshëm të ndërmarrjes.
⚠ Trepça Sh.A. mbetet e përkushtuar për respektimin e standardeve ligjore dhe transparencën në menaxhimin e ndërmarrjes, duke ndërmarrë masa të menjëhershme për të garantuar stabilitetin e prodhimit, ruajtjen e cilësisë dhe rikthimin e besueshmërisë në treg.