“Trepça” largon nga puna një punëtor, i shkaktoi dëm ndërmarrjes mbi 27 mijë euro
Ndërmarrja “Trepça”, ka larguar nga puna punëtorin me inicialet Sh.S, pasi ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës. Siç ka njoftuar ndërmarrja, i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar mbi 27 mijë e 472 euro, shkruan lajmi.net. I njëjti gjithashtu ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në…

Lajme
Ndërmarrja “Trepça”, ka larguar nga puna punëtorin me inicialet Sh.S, pasi ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës.
Siç ka njoftuar ndërmarrja, i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar mbi 27 mijë e 472 euro, shkruan lajmi.net.
I njëjti gjithashtu ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse..
“Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot: 1198 të dt. 24.02.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.Sh.S.”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë në Facebook: