“Trepça” largon nga puna ish-kryeshefin ekzekutiv
Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna ish-kryeshefin ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. Abdurrahmani dyshohet të ketë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, më saktësisht duke u emëruar epror i lartë i skuadrave të shpëtimit dhe duke u kompensuar kundërligjshëm, çdo muaj. “Po ashtu i njëjti ka bërë keqpërdorim të pozitës si dhe ka tejkaluar…
Lajme
Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna ish-kryeshefin ekzekutiv, Enis Abdurrahmani.
Abdurrahmani dyshohet të ketë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, më saktësisht duke u emëruar epror i lartë i skuadrave të shpëtimit dhe duke u kompensuar kundërligjshëm, çdo muaj.
“Po ashtu i njëjti ka bërë keqpërdorim të pozitës si dhe ka tejkaluar autorizimet e dhëna nga neni 10 par. 1 nën paragrafi 1.2, 1.5, 1.13 i Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, pasi që i njëjti sa ka qenë KE ka nxjerr vendimin me nr.prot: 2673 të datës 18.05.2023 në kundërshtim me Rregulloren për Sistematizimin e vendeve të punës në njësinë biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stantërg me nr.prot:2778 të datës 26.05.2023, ku në rregullore ceken paga bazë si dhe shtesat ndërsa i njëjti me këtë vendim shtesat i ka vendosur në pagën bazë, kështu i njëjti ka shkaktuar dëm financiar”, thuhet në njoftimin zyrtar të ndërmarrjes.