Trepça ekzekuton pagat e gushtit, paguan edhe borxhe të tjera

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka ekzekutuar  pagat e muajit gusht dhe ka paguar disa borxhe të tjera transmeton lajmi.net Në njoftim thuhet se kjo është bërë falë angazhimit të madh të minatorëve këtë muaj. “Trepça Sh.A. ka bërë shumë pagesa gjatë muajit shtator falë angazhimit të madh të minatorëve në këtë muaj. Pagat e…

Lajme

08/10/2024 21:07

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka ekzekutuar  pagat e muajit gusht dhe ka paguar disa borxhe të tjera transmeton lajmi.net

Në njoftim thuhet se kjo është bërë falë angazhimit të madh të minatorëve këtë muaj.

“Trepça Sh.A. ka bërë shumë pagesa gjatë muajit shtator falë angazhimit të madh të minatorëve në këtë muaj. Pagat e muajit gusht afër 1mil dhe shumë pagesa të tjera, ndër to janë: KEK = 600,000     , KESCO= 58,000 . Dhe “mijëra” pagesa tjera që janë bërë për operimin e ndërmarrjes në prodhim.”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/