Trepça e pëson nga Ponte Prizreni

Ka përfunduar ndeshja e mbetur e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll, ku fitorja i takon klubit prizrenas, Ponte Prizreni. Ponte Prizreni ka regjistruar fitore tejet të rëndësishme duke e mposhtur Trepçën me shifrat 85:75, përcjell lajmi.net. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 38:37, ku çereku i parë ishte…

Sport

24/11/2022 22:05

Ka përfunduar ndeshja e mbetur e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll, ku fitorja i takon klubit prizrenas, Ponte Prizreni.

Ponte Prizreni ka regjistruar fitore tejet të rëndësishme duke e mposhtur Trepçën me shifrat 85:75, përcjell lajmi.net.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 38:37, ku çereku i parë ishte në favor të Trepçës me shifrat 23:19, kurse çereku i dytë u mbyll me rezultat 19:14 në favor të prizrenasve.

Ponte Prizreni vazhdoi me paraqitjen e mirë edhe në pjesën e dytë (47:38), ku çereku i tretë u mbyll 25:20 në favor të tyre, ndërsa i katërti 22:18.

Te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 38 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë e 12 kërcime.

Prizrenasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e pesë humbje./Lajmi.net/