Trepça 89 nuk lejon befasi, mposht lehtë Dukagjinin
Dukagjini po vazhdon serinë negative në Superligën e Kosovës dhe këtë e shfrytëzoi edhe Trepça 89. Mitrovicasit kanë arritur të marrin tri pikë në përballjen që e luajtën në shtëpi, kundër Dukagjinit, duke fituar me rezultatin 3:0. ’89 shënuan golat e tyre në minutat 18’, 30’ dhe 86’, duke mos i lënë mundësi mysafirëve. Realizatorët…

Sport
Dukagjini po vazhdon serinë negative në Superligën e Kosovës dhe këtë e shfrytëzoi edhe Trepça 89.
Mitrovicasit kanë arritur të marrin tri pikë në përballjen që e luajtën në shtëpi, kundër Dukagjinit, duke fituar me rezultatin 3:0.
’89 shënuan golat e tyre në minutat 18’, 30’ dhe 86’, duke mos i lënë mundësi mysafirëve. Realizatorët e golave ishin Gashi, Rrahmani dhe Mba.
Skuadra nga Mitrovica ka shkuar tashmë në kuotën e nëntë pikëve pas shtatë ndeshjeve, kurse Dukagjini mbetet me vetëm dy pikë në pozitën e fundit të tabelës. /Lajmi.net/