“Treni bullgar” në Leposaviq? Gjendet një votë fotokopje gjatë numërimit në QNR
Hetuesia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme lidhur me një fletëvotim të dyshimtë nga Komuna e Leposaviqit, që është gjetur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë procesimit të votave me kusht. Raportohet t se informacionet e para lidhen që fletëvotimi në fjalë, me votë për Listën Serbe, ka qenë fotokopje, duke ngritur kështu…
Lajme
Hetuesia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme lidhur me një fletëvotim të dyshimtë nga Komuna e Leposaviqit, që është gjetur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë procesimit të votave me kusht.
Raportohet t se informacionet e para lidhen që fletëvotimi në fjalë, me votë për Listën Serbe, ka qenë fotokopje, duke ngritur kështu dyshime mbi fenomenin e njohur si “treni bullgar”.
Si rezultat, hetuesit kanë zbarkuar në QNR, ku kanë marrë dëshmitë e nevojshme, ndërsa tani po bëhet edhe verifikimi i rastit.
Kjo është konfirmuar klankosovën nga koordinatorja nacionale e zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula.
Ndryshe, të njëjtat burime kanë deklaruar se tashmë në Qendrën e Numërimit janë shtuar vëzhgues nga Lista Serbe.