Trendi i famshëm i grimit të syve po rikthehet sërish këtë verë

Çdo vit dalin trende të reja për tualetin dhe këtë vit nuk kishte si të ishte ndryshe!

Lifestyle

21/03/2021 15:59

Pikërisht se jemi në pandemi dhe fokusin më të madh në një makup e marrin sytë aty është fokusuar dhe rikthimi i këtij trende: Smokey Eye, shkruan “IconStyle”.

Nësë në 2020 po flisnim vetëm për tualetin natyral dhe të thjeshtë ose më saktë “ No make up, Make up” tashmë çdo gjë ka ndryshuar, transmeton lajmi.net.

Smokey eye u pa si në pasarelën e Dior Fall 2021, Ready-to-Wear këtë sezon, ashtu edhe në këngëtaren Doja Cat në Grammy të 2021.

Drejtori krijues dhe imazhi i Christian Dior Makeup, Peter Philips, përdori dy produkte kryesore për të krijuar pamjen: rimelin Mono Couleur Couture në 098 Black Bow, pasuar nga Stylo Waterproof Eyeliner i Dior-show në 091 Matte Black.

“Ideja ime ishte ta bëja modelet të dukeshin pak më rebele”, tha artisti i njohur për InStyle. “Dhe ky makeup i syrit PUNK jep pikërisht këtë efekt!”. Nëse do të kisha shtuar bojë për vetulla, do të kishte qenë më shumë një sy seksi.

Kështu që vajza, tani e dini çfarë duhet të bëni këtë verë! Fokusohuni tek sytë me ngjyra të forta si këto më poshtë dhe bëjini të gjithë të kthejnë kokat nga ju! /Lajmi.net/