Trendafilova shkon për vizitë tek Avokati i Popullit- xhipat e zi bllokojnë rrugën
Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova ka shkuar për vizitë në zyrën e Avokatit të Popullit në Prishtinë. Trendafilova duket se po i mban të fshehta vizita dhe takimet që po zhvillon tani- pas anulimit të konferencës që parashihej të mbante sot për media. Pa asnjë paralajmërim Trendafilova po vazhdon të qëndrojë për vizitë tek Avokati…

Lajme
Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova ka shkuar për vizitë në zyrën e Avokatit të Popullit në Prishtinë.
Trendafilova duket se po i mban të fshehta vizita dhe takimet që po zhvillon tani- pas anulimit të konferencës që parashihej të mbante sot për media.
Pa asnjë paralajmërim Trendafilova po vazhdon të qëndrojë për vizitë tek Avokati i Popullit.
Veteranët protestuan sot për ardhjen e saj në Kosovë, gjë që çoi edhe deri tek anulimi i konferencës së paralajmëruar.
Trendafilova pritet që nesër të përfundojë vizitën e saj në Prishtinë./Lajmi.net/