Tregu “fantazmë” që kushtoi qindra mijëra euro – Gazetarja viziton vendin që mbeti veç asfalt
Komuna e Vushtrrisë dëshiroi që të ndërtonte një treg modern. Mirëpo ky treg nuk u funksionalizua asnjëherë. Gazetarja e Lajmi.net ka vizituar vendin ku do të duhet të funksiononte tregu mirëpo pa që aty vetëm u shtrua asfallti dhe tregu nuk u funksionalizu asnjëherë. Vlera e këtij projekti kapi shifrën prej gjysmë milioni euro dhe…

Lajme
Komuna e Vushtrrisë dëshiroi që të ndërtonte një treg modern. Mirëpo ky treg nuk u funksionalizua asnjëherë.
Gazetarja e Lajmi.net ka vizituar vendin ku do të duhet të funksiononte tregu mirëpo pa që aty vetëm u shtrua asfallti dhe tregu nuk u funksionalizu asnjëherë.
Vlera e këtij projekti kapi shifrën prej gjysmë milioni euro dhe u nënshkrua në kohën kur Vushtrinë e udhëhoqi Xhafer Tahiri.
Projekti parashihet të përfundonte brenda dy viteve por projekti mbeti në gjysmë.
Lajmi.net ka kontaktuar edhe Xhafer Tahiri lidhur me këtë projekt. Në një bisedë telefonike Tahiri për lajmi.net ka thënë se Komuna e Vushtrrisë e ka rrit vlerën e projektit dhe se e ka ndryshuar edhe lokacionin e projektit./Lajmi.net/