Tregtari thotë se populli s’ka pare, edhe pse sivjet turshit janë më lirë për 1 euro

Vitin e kaluar një thasë me speca kushtonte 4 deri në 5 euro, ndërsa sot më lirë 2 e 50 apo 3 euro, por shitësit ankohen se nuk ka blerje. Një tregtar ka folur për Lajmi.net e i cili tha se këtë vit ka 300 përqind prodhim vendor më pak se vitin e kaluar .…

Lajme

13/09/2024 13:54

Vitin e kaluar një thasë me speca kushtonte 4 deri në 5 euro, ndërsa sot më lirë 2 e 50 apo 3 euro, por shitësit ankohen se nuk ka blerje.

Një tregtar ka folur për Lajmi.net e i cili tha se këtë vit ka 300 përqind prodhim vendor më pak se vitin e kaluar .

“Me të vërtetë s’ka populli pare, nëse i ka marrë 10 thasë tash vjen i merr dy thasë se ka ra standardi”, ka thënë ai.

Ai shprehet se ky lirim i bë pasi qytetarët nuk kanë të holla dhe kërkojnë që të shiten më lirë.

Sipas tij tek kualiteti i perimeve këtë vit ka ndikuar klima.

Ai ka treguar se vetëm vitin e kaluar një familje me dy motra kishin marrë 100 thasë me speca, mirëpo thotë se sivjet nuk pret që të ketë shitje për shkak se i nxehti i ka tharë,

“Myshterit që i kam po ju tham pritni edhe 1 javë se ski çka ju jep”, ka thënë ai. /Lajmi.net/