Tregtari paralajmëron rritje të krizës për produkte
Çmimet e disa produkteve bazë në Kosovë kanë ndryshuar vazhdimisht ndër vite. Në krahasim me mesataren e çmimeve në vitin 2003, shumë produkte kushtuan dukshëm më shtrenjtë në tetor të vitit 2023. Krahasuar me para 20 vjetësh, 1 kg çaj është shtrenjtuar për 174 përqind, derisa kafeja e bluar për 132 përqind. Një tregtar për…
Lajme
Çmimet e disa produkteve bazë në Kosovë kanë ndryshuar vazhdimisht ndër vite. Në krahasim me mesataren e çmimeve në vitin 2003, shumë produkte kushtuan dukshëm më shtrenjtë në tetor të vitit 2023.
Krahasuar me para 20 vjetësh, 1 kg çaj është shtrenjtuar për 174 përqind, derisa kafeja e bluar për 132 përqind.
Një tregtar për lajmi.net ka listuar luftën në Ukrainë dhe post-Covidin si faktorët kryesorë të kësaj rritjeje
“Ky është një trend global që ka ndodhë pothuajse në krejt botën dhe sidomos është fenomen në Evropë. Rrethanat të cilat është duke u zhvillu ekonomia sidomos më 2023 janë rrethana jo lehtësuese dhe jo favorizuese për ekonominë për arsye të konfliktit dhe luftës në Ukrainë ku e dimë që 75 % e produkteve dhe lëndëve të para kanë ardhë nga Ukrainë, si drithërat, metalet etj…Ndërsa shkaku tjetër është post-Covidi”, ka thënë ai për lajmi.net.
Ai shton se kërkesa është rritur kurse është shtrenjtuar lënda e parë, teksa këtë vit parasheh rritje të krizës për produkte.
“Në njërën anë kemi rritur kërkesën për produkt, edhe pjesa tjetër jemi përball me shtrenjtimin e lëndës së parë…Mendoj që kriza për produkte dhe mallra do të paraqitet vitin e ardhshëm ku realisht trendi do të shkojë duke u rritur në kërkesë, ndërsa prodhimtaria do të jetë më e pakët”
Tregtari po ashtu ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndikojë negativisht.
“Liberalizimi i vizave do të thotë rënie e konsumit dhe rritje të kërkesës së fuqisë punëtore, e cila edhe ashtu ka qenë pak e profesionalizume.