Tre vjeçarja nga Prishtina që ishte diagnostikuar me tumor shërohet plotësisht

Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajtim në Turqi për 10 muajsh dhe e mposhti sëmundjen e tumorit. Lajmin e mrekullueshëm e dha babai i saj, Leutrimi. Ai u shpreh shumë mirënjohës për krejt ata që kontribuuan për shërimin e vajzës. “Familjes tonë i duhet një kohë rehabilitimi dhe qetësie pas shumë…

Lajme

27/11/2024 14:50

Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht.

Ajo qëndroi për trajtim në Turqi për 10 muajsh dhe e mposhti sëmundjen e tumorit.

Lajmin e mrekullueshëm e dha babai i saj, Leutrimi.

Ai u shpreh shumë mirënjohës për krejt ata që kontribuuan për shërimin e vajzës.

“Familjes tonë i duhet një kohë rehabilitimi dhe qetësie pas shumë muajsh pa gjumë dhe stresuese, një mbyllje hermetike me rekomandim të mjekut, që Nina të ketë një ambient të pastër dhe kujdes të shtuar nga kontakti i njerëzve”, tha ai.

Rasti i vogëlushes kishte ngritur në këmbë thuajse të gjithë.

Shumë njerëz u solidarizuan dhe kontribuuan me mundësitë e tyre që Nina të ketë shëndetin e plotë.