Tre ushtarë belgë plagosen gjatë një stërvitjeje me armë zjarri – nisin hetimet

Tre ushtarë belgë u plagosën të hënën gjatë një stërvitjeje me armë zjarri në Skoci, tha Ministria belge e Mbrojtjes. Incidenti ndodhi në Tain në verilindje të Skocisë, një pjesë e vendit ku 600 trupa belge po marrin pjesë aktualisht në një stërvitje në shkallë të gjerë të quajtur Red Condor, e cila do të…

Bota

13/05/2025 16:39

Tre ushtarë belgë u plagosën të hënën gjatë një stërvitjeje me armë zjarri në Skoci, tha Ministria belge e Mbrojtjes.

Incidenti ndodhi në Tain në verilindje të Skocisë, një pjesë e vendit ku 600 trupa belge po marrin pjesë aktualisht në një stërvitje në shkallë të gjerë të quajtur Red Condor, e cila do të zgjasë deri më 21 maj, shkuran Euronews.

Ushtarët e plagosur morën ndihmën e parë në vend, përpara se të transferoheshin në dy spitale lokale, sipas ushtrisë belge.

Dy prej tyre pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan me helikopter në spital. Që nga mbrëmja e së hënës, të dy ishin në gjendje të qëndrueshme.

Lidhur me këtë ka nisur një hetim për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi gjatë stërvitjes me të shtëna ‘realiste’.