Tre të vdekur dhe tetë të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Kërçovë – Gostivar

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tetë janë plagosur në një aksident automobilistik që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:55 mes tre automjeteve në rrugën Kërçovë – Gostivar, njoftojnë për “360 gradë” nga SPB Ohër. Personat e plagosur, u transferuan në spitalin e Kërçovës dhe në klinikat e Spitalit “Nënë Tereza” në…

Lajme

18/04/2025 23:45

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tetë janë plagosur në një aksident automobilistik që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:55 mes tre automjeteve në rrugën Kërçovë – Gostivar, njoftojnë për “360 gradë” nga SPB Ohër.

Personat e plagosur, u transferuan në spitalin e Kërçovës dhe në klinikat e Spitalit “Nënë Tereza” në Shkup.

“Sonte në orën 20:55 është raportuar se në rrugën Kërçovë-Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas informacioneve fillestare, tre persona vdiqën, tetë persona u plagosën dhe disa prej tyre u transferuan në spitalin në Kërçovë, dhe disa në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, thonë nga SPB Ohër.