Tre të vdekur dhe 156 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar me koronavirus 156 raste të reja nga 865 testime.

Lajme

27/08/2020 16:40

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve të përgjithshëm me Covid-19 ka shkuar në 9 mijë e 83 persona mes të cilëve 266 kanë humbur jetën.

Kjo është dhe një nga ditët me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore. 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit. Në të gjithë vendin janë kryer 865 testime.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 (dje ishin 164), 14 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar, thuhet në njoftimin e ministrisë.

COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)

Testime totale 59617

Raste pozitive 9083

Raste të shëruara 4791

Raste Aktive 4026

Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     2076

Durrës     521

Shkodër  285

Fier          154

Lezhë       183

Korçë       194

Vlorë        138

Kukës       140

Elbasan    161

Berat         80

Gjirokastër 40

Dibër         54. /Tch