Tre të rinj nga Vitia humbën jetën brenda tre ditësh, Komuna shpall të mërkurën ditë zie

Brenda tre ditësh, Komuna e Vitisë dhe më gjerë është tronditur nga vdekja e tre të rinjve nga kjo Komunë. Në lidhje me këto raste të rënda që kanë ndodhur, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shpallur të mërkurën ditë zie. Gjatë kësaj dite: • Flamujt në të gjitha institucionet komunale do të…

Lajme

10/06/2025 21:04

Brenda tre ditësh, Komuna e Vitisë dhe më gjerë është tronditur nga vdekja e tre të rinjve nga kjo Komunë.

Në lidhje me këto raste të rënda që kanë ndodhur, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shpallur të mërkurën ditë zie.

Gjatë kësaj dite:
• Flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë;
• Aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen;
• Institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve tanë me heshtje dhe respekt të thellë.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Vitisë të bashkohen në këtë ditë zie, për të nderuar kujtimin e të ndjerëve dhe për të qëndruar pranë familjeve të tyre, duke ndarë dhembjen me solidaritet dhe dashuri njerëzore. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe i pastë të ndjerët në mëshirën e Tij. Me respekt dhe dhembje të thellë”, ka shkruar Haliti në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: