Tre të plagosur nga një sulm në Gjermani

Tre persona janë plagosur pasi u sulmuan me armë gjahu nga qyteti i Këlnit në Gjermani.

Bota

03/08/2021 09:09

Kështu ka njoftuar policia gjermane, përderisa njofton se incidenti ndodhi të hënën në mëngjes pranë sheshit Barbarossaplatz.

Autoritetet njoftojnë se bëhet fjalë për një punëtor ndërtimi, një kalimtar dhe një punonjës i autoritetit të transportit publik të Këlnit (KVB).

“Shigjetat ishin të gjata disa centimetra”, tha policia, por asnjë nga viktimat nuk u plagos rëndë, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv.

Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime, përderisa ekipe të policisë janë duke patrulluar në rrethin Neustadt-S që nga e hëna.