Theret me thikë nga moshatarët e tij një i mitur në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë, viktima po trajtohet në QKUK
Tre të mitur kanë sulmuar fizikisht dhe kanë therur me thikë një të mitur tjetër në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë. Viktima, ka pësuar lëndime trupore nga thika dhe është dërguar në QKUK për trajtim. Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net. “Podujevë 05.03.3035-10:10. Raportohet se në shkollën “Fan S Noli”…

Lajme
Tre të mitur kanë sulmuar fizikisht dhe kanë therur me thikë një të mitur tjetër në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë.
Viktima, ka pësuar lëndime trupore nga thika dhe është dërguar në QKUK për trajtim.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.
“Podujevë 05.03.3035-10:10. Raportohet se në shkollën “Fan S Noli” pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/