​Tre të arrestuar për narkotik në kryeqytet

Në kuadër të operacioneve për luftimin e shpërndarjes së narkotikëve, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit, në rrugën “Vatra” të lagjes “Tophane” në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona. Ata akuzohen për veprat penale blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje e paaautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, dhe posedimi i paautorizuar…

Lajme

01/05/2025 16:41

Në kuadër të operacioneve për luftimin e shpërndarjes së narkotikëve, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit, në rrugën “Vatra” të lagjes “Tophane” në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona.

Ata akuzohen për veprat penale blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje e paaautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, dhe posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 4.9 gramë kokainë, një sasi e parave të valutave të huaja, peshore e vogël digjitale, 17 qese të vogla me kokainë – 4.4 gramë, dy qese me kokainë – 45.9 gramë, 7 qese me kokainë – 1.7 gram, dy telefona mobilë, tri qese me kokainë – 10.8 gramë dhe nëntë fishekë.

Prokurori i Shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

Hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të veprave penale.