Tre të akuzuarit për rastin “Banjska” dalin sot para gjykatës
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuarit në rastin “Banjska” do të dalin sot para gjykatës. Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30. “Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”,u tha nga Gjykata në…
Lajme
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuarit në rastin “Banjska” do të dalin sot para gjykatës.
Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.
“Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”,u tha nga Gjykata në Prishtinë.
Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.