Tre të akuzuarit në rastin “Banjska” deklarohen sërish të pafajshëm

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë paraqitur sot para trupit gjykues në Gjyaktën Themelore në Prishtinë. Tre serbët e akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit dolën para trupit gjykues, meqë rast të tre janë deklaruar të pafajshëm. Asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë në lidhje me akuzën që…

Lajme

17/04/2025 10:19

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë paraqitur sot para trupit gjykues në Gjyaktën Themelore në Prishtinë.

Tre serbët e akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit dolën para trupit gjykues, meqë rast të tre janë deklaruar të pafajshëm.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë në lidhje me akuzën që po ngarkohen.

“Nuk jam fajtor”, deklaroi Spasojeviq.

“Nuk jam fajtor”, deklaroi edhe i akuzuari Toliq.

“Nuk jam fajtor për veprat që më vihen në barrë me këtë aktakuzë”, tha Maksimoviq.

Edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm./Lajmi.net/