Tre shtetasve serbë u konfiskohet marihuanë dhe pajisje për bluarjen e narkotikëve
Policia Kufitare ka konfiskuar substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje për përpunimin e tyre në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas policisë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, në të cilin ndodheshin tre shtetas serbë, policia ka gjetur dy mullinj për bluarjen e substancave narkotike dhe një gram substancë të dyshuar marihuanë.…
Lajme
Policia Kufitare ka konfiskuar substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje për përpunimin e tyre në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, në të cilin ndodheshin tre shtetas serbë, policia ka gjetur dy mullinj për bluarjen e substancave narkotike dhe një gram substancë të dyshuar marihuanë.
Pas intervistimit të një të dyshuari dhe dy dëshmitarëve, prokurori ka urdhëruar lirimin e tyre në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.