Tre shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në Koblenz të Gjermanisë, kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë si pasojë e një aksident trafiku. Aksidenti i rëndë rrugor, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, derisa veç të vdekurve, edhe katër shqiptarë të tjerë janë plagosur.…

Lajme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në Koblenz të Gjermanisë, kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë si pasojë e një aksident trafiku.
Aksidenti i rëndë rrugor, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, derisa veç të vdekurve, edhe katër shqiptarë të tjerë janë plagosur.
”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.
Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.
Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”