Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Komoran-Drenas, ku si pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, kështu ka konfirmuar për Lajmi.net, zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se me rastin po merren njësiti i trafikut rrugor. “Sot…

Lajme

24/09/2024 22:37

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Komoran-Drenas, ku si pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, kështu ka konfirmuar për Lajmi.net, zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se me rastin po merren njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/