Tre persona arrestohen për rrahje dhe grabitje në Gjakovë, viktimës me reagimin e Policisë i kthehen paratë

Policia e Kosovës kanë treguar efikasitet ndaj një rasti grabitje të ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Konferenca e Bunjajt”, në Gjakovë. Rreth orës 16:25, policia është njoftuar se katër persona të rritur (tri femra dhe një mashkull) pas një mosmarrëveshje ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar (një mashkull dhe dy femra kosovare),…

Lajme

16/05/2025 10:19

Policia e Kosovës kanë treguar efikasitet ndaj një rasti grabitje të ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Konferenca e Bunjajt”, në Gjakovë.

Rreth orës 16:25, policia është njoftuar se katër persona të rritur (tri femra dhe një mashkull) pas një mosmarrëveshje ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar (një mashkull dhe dy femra kosovare), të cilët dyshohet se pas sulmit kanë kryer edhe një akt grabitjeje.

Ata dyshohet se e kanë grabitur njërën prej viktimave femra, duke i marrë para të gatshme të cilat ajo i kishte me vete. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar menjëherë trajtim mjekësor.

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë tre të dyshuarit, dy prej të cilëve me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje si dhe ndaj tyre është iniciuar rast për hetim për veprat përkatëse. Parat e grabitura i janë kthyer viktimës./Lajmi.net/