Tre persona arrestohen pas një përleshjeje në Podujevë, dy prej tyre përfundojnë në spital

Tre persona janë arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes vete, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Rasti ka ndodhur më 3 gusht 2026, rreth orës 18:10, shkruan lajmi.net. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dyshohet se janë rrahur mes vete”, thuhet në raportin…

Lajme

04/08/2026 10:18

Tre persona janë arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes vete, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 3 gusht 2026, rreth orës 18:10, shkruan lajmi.net.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dyshohet se janë rrahur mes vete”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas Policisë, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

“Dy nga të dyshuarit kishin pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar edhe mjetet që dyshohet se janë përdorur në përleshje.

“Nga të dyshuarit janë konfiskuar një shufër druri dhe një metali që dyshohet se janë përdorë në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/