Tre persona arrestohen në Gjakovë për pengim të policisë, një arrin të ikë

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Nëna Terezë”, ku katër persona dyshohet se kanë ndërhyrë dhe kanë penguar policinë gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare. Policia ka…

Lajme

10/05/2026 09:05

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Nëna Terezë”, ku katër persona dyshohet se kanë ndërhyrë dhe kanë penguar policinë gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare.

Policia ka bërë të ditur se tre prej të dyshuarve janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari i katërt ka arritur të largohet dhe mbetet në kërkim nga organet e rendit.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/