Tre persona arrestohen në Ferizaj për posedim dhe shitje të dyshuar të narkotikëve
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Ferizaj nën dyshimin për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike. Rasti ka ndodhur më 6 nëntor 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Adem Gllavica”, ku njësitë relevante policore kanë gjetur dhe konfiskuar 0.50 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, 24.05 gramë marihuanë, 1,650…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Ferizaj nën dyshimin për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.
Rasti ka ndodhur më 6 nëntor 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Adem Gllavica”, ku njësitë relevante policore kanë gjetur dhe konfiskuar 0.50 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, 24.05 gramë marihuanë, 1,650 euro para të gatshme dhe dy telefona celularë, transmeton lajmi.net.
Sipas policisë, me të dyshuarit ishte edhe një person tjetër, i cili ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes pasi ka vërejtur prezencën e zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri prej tre të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/