Tre nxënës bien në kontakt me energjinë elektrike në një shkollë të Mitrovicës, dërgohen në emergjencë
Tre nxënës të shkollës “Eqrem Çabej” në Mitrovicë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike, derisa të njëjtit kanë pësuar lëndime. Gjendja e tyre shëndetësore e tyre është stabile, derisa të tretë janë trajtuar nga shërbimet e emergjencës. Në njoftimin e kësaj shkolle është bërë e ditur se tashmë ata janë liruar për në shtëpi.…

Lajme
Tre nxënës të shkollës “Eqrem Çabej” në Mitrovicë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike, derisa të njëjtit kanë pësuar lëndime.
Gjendja e tyre shëndetësore e tyre është stabile, derisa të tretë janë trajtuar nga shërbimet e emergjencës.
Në njoftimin e kësaj shkolle është bërë e ditur se tashmë ata janë liruar për në shtëpi.
“Dëshirojmë të ndajmë me ju një informacion të rëndësishëm lidhur me një incident që ndodhi në shkollën tonë. Tre nxënës të shkollës kishin pësuar një kontakt me rrymën elektrike, por fatmirësisht, ata janë trajtuar nga shërbimet e emergjencës dhe janë në gjendje stabile, pa pasoja dhe janë në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, është thënë se pas hetimeve nga ekspertët, është konstatuar se incidenti është shkaktuar nga instalimi i derës së hekurt.
“Pas hetimeve nga ekspertët, u konstatua se shkolla nuk mund ta kishte parashikuar këtë ngjarje, pasi problemi është shkatuar nga instalimi i derës së hekurt para 20 vitesh dhe problemi ka qenë tërësisht brenda murit, gjegjësisht e pamundur të vërehet nga jashtë.
Shkolla ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet për të siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më”, thuhet në njoftim.