Tre kosovarët që humbën jetën në aksident në RMV, Ambasada e Kosovës angazhohet për kthimin e trupave

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllime për familjarët e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e mbrëmshëm në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. Qehaja gjithashtu bëri të ditur se Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të…

Lajme

20/07/2026 11:19

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ka shprehur ngushëllime për familjarët e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e mbrëmshëm në afërsi të pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.

Qehaja gjithashtu bëri të ditur se Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e viktimave, për të ofruar ndihmën e nevojshme gjatë trajtimit të rastit.

Qehaja tha se  pas përfundimit të procedurave nga autoritetet përkatëse, trupat e pajetë pritet të transportohen në Kosovë.

“U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të tyre. Në këto çaste të rënda ndaj dhimbjen me familjet dhe të dashurit e të ndjerëve. U prehshin në paqe”, ka shkruar ambasadori./Lajmi.net/