Tre golashënuesit që mund ta zëvendësojnë CR7 te Juve

Juventus është duke shikuar për përforcime në pjesën ofensive, pasi ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo mund të largohet.

Sport

08/06/2021 11:02

Sipas Gazzetta dello Sport, Gabriel Jesus, Dusan Vlahovic dhe Mauro Icardi janë në ‘radarin’ e “Bianconerëve”, transmeton lajmi.net.

Fotot e largimit të makinave të Ronaldos nga Torino rritën edhe me shumë spekulimet që pesë herë fituesi i Topit të Artë do largohet.

Marrëveshje e mirë me Icardin?

Sulmuesi Mauro Icardi gjithmonë është kërkuar me ngulm nga Juventusi, para se të transferohej te PSG.

Vitin e parë të “Parisienët”, argjentinasi shkëlqeu, derisa edicionin 2020/21 ka shënuar vetëm 13 gola në 28 paraqitje shkaku i lëndimeve.

Ideja e PSG-së është që nëse Kylian Mbappe largohet, të ofrojnë Icardin në shkëmbimin për Ronaldon.

Sidoqoftë, Juventus duhet ta bind Icardin dhe agjenten e tij, njëkoësisht gruan Wanda Nara për largimin nga “Parku i Princave”.

Gabriel Jesus – ‘Viktima’ e Guardiolas

Në letra, transferimi i Gabriel Jesus shihet si transfermi më i lehtë se Icardi.

Braziliani ka kontratë deri në vitin 2023, por favorizon kalimin në Torino.

Pas kalimit në Premierligë te City në janarin e vitit 2017, asnjëherë nuk ishte titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Këtë edicion, tekniku katalunas ka preferuar të luajë pa një qendërsulmues duke e lënë Jesus në stol në shumicën e ndeshjeve të rëndësishme.

Mediat gjithashtu raportojnë se Allegri do formonte një sulm mjaftë të mirë me treshen Alvaro Morata, Paulo Dybala dhe Jesus.

Basti i Vlahovic

Në rast të largimit të CR7, Juve do ta konsideronte edhe transferimin e sulmuesit serb Dusan Vlahovic.

Vlahovic shënoi 21 gola më Fiorentinan, gjë që bëri të jetë ndër më të mirët në Seria A./Lajmi.net/