Tre filxhanë kafe në ditë për të reduktuar rrezikun nga sëmundja Alzheimer

Të pish tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë do të mund të reduktonit rrezikun nga krijimi i sëmundjes Alzheimer për 20%, pretendojnë shkencëtarët.

Lifestyle

01/12/2014 17:37

Studimi, i bërë nga Instituti për Informacione Shkencore të Kafesë në Britani, shënoi se dieta mesdhetare, peshku, frutat dhe perimet e freskëta, vaji i ullirit dhe vera e kuqe, janë gjithashtu të lidhura me reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjes Alzheimer, transmeton Lajmi.net.

Hulumtimi më i fundit tregon se komponentët të quajtur polifenole dhe kafeina munden të jenë gjithashtu përgjegjëse për këtë efekt mbrojtës nga Alzheimeri – produkte këto që gjinden gjithashtu në kafe – thotë studimi.

Studimi gjeti se konsumi i moderuar i kafesë ishte i lidhur me një rrezik më të ulët të zhvillimit të çmendurisë për një periudhë testuese 4 vjeçare.

Megjithatë, hulumtuesit gjetën se kafeina ndihmon në parandalimin e formimit të pllakave amiloide në tru – që është shenjë dalluese e sëmundjes Alzheimer, transmeton Lajmi.net.

Të dy, kafeina dhe polifenolët, kishin reduktuar përkeqësimin e qelizave të trurit – veçanërisht atyre në lëvore dhe hipotalamus, zona këto të cilat janë të përfshira në kujtesën, gjetën studiuesit.