Trazira në SHBA përsëri – Protestat rikthehen, pas vrasjes së padrejtë të një afro-amerikani nga policia

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe dhunë për të shpërndarë protestuesit,

Fun

12/04/2021 09:35

Tashmë ky është bërë një lajm i zakontë në media, jo vetëm ato amerikane por botërore, shkruan lajmi.net.

Minneapolis tani është në kaos teksa protestat shpërthyen të dielën natën, pasi policia ka shtënë dhe vrarë një afro-amerikan gjatë një ndalese trafiku.

Incidenti zuri vend rreth 10 km larg vendit ku George Floyd u vra majin e kaluar. Policia është parë të hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e nevrikosur për vdekjen e 20 vjeçit Duante Wright.

Garda nacionale është parë në skenë gjithashtu pak para mesnatës. Më herët gjatë të dielës, policia e Minneapolis u përpoq të arrestonte Wright, pasi ata e ndaluan për thyerje të rregullave të trafikut.

Ata gjatë ndalesës kuptuan se ai kishte një urdhër arresti për të cilin ai nuk kishte qenë i njoftuar. Teksa policia u përpoq ta arrestojnë, Wright u kthye në makinë dhe u largua.

Një oficer përdori armën zyrtarë për të shtënë, duke goditur Wright. Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur gjatë incidentit, sepse kamerat e trupit të oficerëve ishin të fikura  dhe u aktivizuan vetëm kur Wright u fut në makinë të largohet, shkruan lajmi.net.

Pamjet nuk janë bërë publike nga policia akoma. Sipas nënës së viktimës, Katie, ai e telefonoi për t’i dhënë atij të dhënat e sigurimit të makinës kur ishte ndaluar nga policia.

Ajo tha se kishte qenë makina e saj, por ajo para pak kohësh ia kishte dhënë të birit. Ajo tha se i biri i kishte thënë se policia e ka ndaluar sepse ai kishte aromatizues të varur në pasqyrë.

Policia nuk ka konfirmuar se çfarë shkelje ka bërë i ndjeri. Ajo e shpjegoi telefonatën duke thënë se ajo i tha të birit të ia kaloj në telefon oficerin në mënyrë që të ia jap të dhënat e sigurimit.

Ajo dëgjoi policin tek e urdhëronte Wright të mbyllte telefonin dhe të dilte nga makina. Pas 1 minute, e dashura e të birit e cila ishte në makinë me të e telefonoi dhe i tregoi se ai kishte vdekur.

Teksa protestuesit filluan të nevrikosen më shumë dhe të shfaqin dhunë, policia filloi të përdorte gaz lotsjellës, dhe plumba gome. /Lajmi.net/