Transporti rrugor një nga burimet më të mëdha të ndotjes
Transporti rrugor është një nga burimet më të mëdha të ndotjes së mjedisit dhe cilësisë së dobët të ajrit.
Lajme
Ndotja bëhet më e madhe kur mjetet e rënda që përdoren në sektorin e ndërtimit dhe të bujqësisë, lëvizin në rrugët kryesore pa u pastruar nga balta.
Mjetet që përdoren në sektorin e ndërtimit dhe ato që transportojnë rërë dhe materiale ndërtimi me tonazh të rëndë, jo rrallëherë janë shkak i dëmtimit dhe ndotjes së rrugëve.
Qytetarët thonë se një nga shkaqet kryesore të papastërtisë në rrugë janë përdorimi i këtyre mjeteve motorike jashtë standardeve.
Argjend Zejnaj nga Ministria e Infrastrukturës, thotë se sipas Nenit 44 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, shoferi i cili me mjet hyn nga rruga e dheut në rrugë të shtruar, duhet ta ndalë mjetin dhe ta heqë baltën nga gomat.
Pjesëmarrësit në trafik që veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, dënohet me kundërvajtje me gjobë prej 50 eurosh./rtk/